E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti takon kreun e Kryqit te Kuq

Situata

Kryetari i Kryqit te Kuq Shyqyri Subashi ka informuar dje Presidentin Bamir Topi lidhur me masat qe jane ndermarre ne zonat e permbytura ne Shkoder. Po punojme ne strategji per furnizimin me ushqime dhe veshmbathje per asistence psiko-sociale e solidaritet njerezor per te gjitha familjet sidomos ato me ne nevoje - tha kryetari i Kryqit te Kuq. Presidenti Topi vleresoi veprimtarine dhe kontributin qe Kryqi i Kuq Shqiptar ka dhene dhe po jep ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta te diteve te fundit kryesisht ne pjesen veriperendimore te vendit. Ne kete kuader kryetari i shtetit shprehu gatishmerine e plote personale dhe institucionale per te vijuar dhe rritur akoma edhe me tej bashkepunimin dhe koordinimin ne mbeshtetje te punes vullnetare e humanitare si dhe rritjes se ndjeshmerise e solidaritetit njerezor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›