Bleona dhe kryekomunari nxijne bilancin e Policise se Kukesit
Dy ngjarje te renda ende te pazbardhura e kane nxire bilancin e punes dhjetemujore te Drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesit. Kjo drejtori ka perballuar gjate periudhes janar-nentor 2010 nje volum pune afersisht te njejte me vitin e shkuar me pak me shume se 300 vepra penale nga te cilat jane zbuluar 256. Por ne ndryshim me vitin e shkuar Policia e Kukesit nuk mund te krenohet me masen e larte te zbulueshmerise pasi ka koleksionuar dy ngjarje te renda per te cilat ende nuk ka autore. Drejtori i policise se qarkut Sadri Rammcaj e theksoi kete fakt duke iu referuar rastit te Bloena Mates e cila humbi ne menyre te mistershme gjashte muaj me pare si dhe vrasjes gjithashtu misterioze te kryetarit te Komunes Terthore Remzi Veseli. Gjate periudhes se vitit qe po analizojme sherbimet policore te Drejtorise se Qarkut te Kukesit jane perballur me dy ngjarje te renda qe akoma jane te pazbuluara zhdukja e se mitures Bleona Mata dhe vrasja e kryetarit te Komunes Terthore. Me gjithe punen voluminoze te kryer nga grupet e specializuara nuk eshte bere e mundur te zbulohen tha Ramcaj duke shtuar se vetem per vrasjen e Veselit jane pranuar 39 informacione jane bere 45 kontrolle jane shoqeruar rreth 40 persona dhe jane marre gjithsej 64 deklarime. Ai tha se per hetimin e ngjarjes se rende ishin ngarkuar specialiste te kualifikuar nga Krimet e Renda dhe Prokuroria e Pergjithshme Prokuroria e Rrethit te Drejtoria e Pergjithshme e Policise. Por asgje konkrete nuk ka pasur deri tani per te zbardhur vrasjen e mistershme te 40-vjecarit Veseli ish-kryetar komune. Ramcaj tha ne raport se ne vitin 2010 per periudhen qe analizohet ne Qarkun e Kukesit kishte 19 persona te shpallur ne kerkim kundrejt 25 ne 2009 ndersa rreth 220 persona ndiqen ne gjendje te lire. Ne kete periudhe kane ndodhur 15 ngjarje aksidentale ndersa jane sekuestruar 5 automjete jane sekuestruar nje numer armesh te lehta dhe municione disa qindra bime kanabis sativa jane shkaterruar tre grupe te trafikut te qenieve njerezore etj.