E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur në dhomën e gjumit

 

Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e tij, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

PATOS- është gjetur i vdekur në dhomën e tij shtetasi Pëllumb Koçi, 35 vjeç. Ai është gjetur i vdekur nga nëna e tij. Policia e rrethit është duke hetuar për këtë ngjarje pasi nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Por nga të afërmit mësohet se ai ishte përdorues i rregullt i alkoolit. Ndërkohë që ende nuk i është bërë ekspertiza kufomës, pasi ajo do të kryhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, e cila do të japë një përgjigje përfundimtare për shkaqet e vërtetat të vdekjes së mistershme të Koçit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›