Vetëhelmohet me fotoksinë
Kishte vendosur t'i jepte fund jetës, prandaj kapërdiu fotoksinë. Është shoqëruar menjëherë në spital rreth orës 23 e 30 por ishte tepër vonë.
LUSHNJE- Shtohen rastet e vetevrasjeve dhe me sa duket viktimat përfshijnë edhe individë të moshave të rritura. Në fshatin Gore të Lushnjes është gjetur i vetëhelmuar Nasi Kola 51 vjeç. Ai është çuar menjëherë në spital në orën 23 e 30 të natës por ka qenë tepër vonë, sepse tashmë helmi ka bërë punënë e tij duke e lenë të vdekur 51-vjeçarin. Deri tani nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt këtij veprimi fatal 51-vjeçarin Nasi Kola.