E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur ne nje lokal dyshohet vrasja e 55-vjecarit

PEQIN/ Prane Ali Ibajt eshte gjetur edhe nje pistolete. Djali i viktimes u vra kater vjet me pare ne Itali


Gjendet i vdekur ne nje lokal ne afersi te qendres se Peqinit nje 55-vjecar teksa ende policia po heton nese behet fjale per vrasje apo vetevrasje. Ngjarja ndodhi pasditen e se dieles ndersa blute bejne te ditur se viktima eshte shtetasi Ali Ibaj. Fillimisht u deklarua se kishim te benim me nje vrasje por me pas nga policia u tha se dyshohej se mund te ishte edhe vetevrasje.


Ne vendin e ngjarjes eshte gjetur nje pistolete dhe po verifikohen shenjat e gishterinjve ne te si dhe fakti nese ajo eshte arma e krimit. Duke u nisur nga fakti se djali i Ali Ibajt eshte ekzekutuar ne 2006-n ne Itali policia shprehet se nuk perjashtohet te 55-vjecari te jete vrare.


Gjithsesi nje gje e tille mbetet per tu vertetuar.
Per vrasjen e Kujtim Ibajt eshte denuar shtetasi shqiptar Almir Haruni. Ai eshte denuar me burgim te perjetshem ne shtetin italian nderkohe qe nder te tjera eshte shpallur fajtor per vrasjen e Kujtim Ibajt dhe Florinda Mukjes.


Dy te rinjte u gjeten te masakruar ne nje pyll te Maresanas ne Ranica ne mars te 2006-s. Prokurori i ceshtjes nuk kishte pranuar asnje lloj shfajesimi te autorit dhe kishte kerkuar 60 vjet burg 30 per cdo vrasje dhe me pas kerkoi burg perjete per Almir Harunin. Nga ana e tyre avokatet kerkuan lirimin per mungese provash. Me kete vendim eshte mbyllur procesi gjyqesor me numrin me te madh te vrasjeje qe gjykatat e Bergamos kishin gjykuar deri tani. Haruni u denua edhe per vrasjen e dy shqiptareve te tjere ne vitin 1998. B.Nergjoni

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›