E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur në target marinari nga Filipinet

DURRES-Një marinar 51 vjecar nga Filipinet është gjetur i vdekur dje në mbrëmje në një target në portin e Durrësit. Policia e Durrësit bën të ditur sot se marinari quhet Wilson Rosario Gabuten dhe punonte në linjën e tragetit Trieste-Durrës. Të njëjtat burime bënë të ditur se trupi I marinarit u gjet në dhomën e tij në tragetin e linjës Trieste Durrës nga shokë të ekuipazhit. Pritet që ekspertiza mejko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes, që paraprakisht dyshohet se janë, natyrale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›