Fundi i sezonit, Duka sot mbledhje me arbitrat
TIRANE-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka do të zhvillojë sot paradite një takim me gjyqtarët shqiptarë. Arsyeja e kësaj mbledhjeje lidhet me problemet e fundit të sezonit, që për hir të së vërtetës kanë nisur të shtohen. Në fakt, janë shumë ndeshje decizive deri më 15 maj, kështu që Duka pritet të kërkojë më shumë korrektësi nga ajo që është edhe hallka më e dobët e futbollit për momentin. Në një takim të para disa muajve, kreu i FSHF u kërkoi atyre të "tregoheshin më burra në fushë".
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)