Gjendet i vdekur, policia dyshon për vrasje

Një i moshuar ka gjetur vdekjen dje në mbrëmje vonë, pasi u qëllua me një armë gjahu dhe familja deklarohet për një vdekje nga pakujdesia, por policia dyshon në pistën e vrasjes. Policia e Mirditës i tha se dyshimet e para janë për një vetërasje nga pakujdesia. Ngjarja ndodhi në orën 21.30 në fshatin Trojëz i Përlatit në komunën Kthellë të Mirditës. Policia tha se 62 vjecari Zef Doda humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa nga ana e të afërmve është deklaruar se ai u vetëvra në pakujdesi e sipër për shkak të shkrepjes së pavullnetshme të çiftes, të cilën thanë se po e pastronte. Sipas thënieve të të afërmve, 62 vjeçari, baba i 5 fëmijëve, ka qenë duke pastruar çiften, e cila i është shkrepur pa dashje dhe kjo ka sjellë plagosjen e rëndë të tij. Ata e kanë marrë me të shpejtë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit Rrëshen, por plagët kanë qenë të rënda dhe hemorragjia e vazhdueshme i ka shkaktuar vdekjen pa mundur ta dërgojnë deri te spitali ndaj ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Ndërkohë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor, i cili gjatë natës ka këqyrur vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku ai banonte dhe ku ka gjetur dhe vdekjen. Policia tha se nuk do të japë një version përfundimtar të kësaj vdekjeje me armë zjarri, pasi ajo po heton dhe në pista të tjera të dyshuara, veç asaj të vetëvrasjes, së deklaruar nga familjarët. ...