E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, të gjitha akset rroge në Tropojë janë zhbllokuar nga dëbora

Qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset kryesore rrugore të rrethit të Tropojës është normalizuar gjatë ditës sotme, për shkak të masave të marra për zhbllokimin e tyre nga reshjet e dëbores që ranë ditën e djeshme. "Për këtë qëllim gjatë ditës së djeshme kanë punuar 3 mjete të ndërmarrjes rrugore, që kanë bërë të mundur mbajtjen hapur të aksit rrugor Fierzë - Bajram Curri - Qafë Morinë, Bajram Curri - Kam Tropojë e Bajram Curri - Qafë Mali", tha nënprefekti i qarkut, Syl Smajlaj. Sipas tij, aktualisht nuk kemi zona të izoluara nga reshjet e dëborës së një dite më parë.
Rrethi i Tropojës u përfshi ditën e djeshme nga reshje dëbore e erëra të fuqishme, që shkaktuan dëmtimin e rrjetit elektrik në shumë zona, si dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të konsumatorëve.
"Edhe pse është arritur që ujësjellësi të furnizohet me energji elektrike, nga erërat e forta të mëngjesit të një dite më parë është dëmtuar edhe tubacioni kryesor, ku vazhdojnë punimet për riparimin e tij duke shfrytëzuar edhe motin e mirë të ditës së sotme", nënvizoi Smajlaj duke shtuar se parashikohet që i gjithë procesi i riparimit të defekteve të përfundojë brenda ditës së sotme.
"Sot kemi mbledhur edhe shtabin e emergjencës së rrethit me synimin e koordinimit të punëve për të bërë të mundur furnizimin e banorëve të qytetit e të fshatrave përreth tij me ujë të pijshëm, atje ku situata është më problematike", tha Smajlaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›