E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Dosja e ekzekutimit te Franc Konomit drejt pezullimit

Vendimi Grupi hetimor deklaron se nuk ka prova per zbardhjen e vrasjes. Materialet i dergohen policise

Dosja Konomi eshte arshivuar ne sirtaret e Prokurorise se Tiranes ndersa nje kopje e saj i eshte servirur policise me shenimin perkates per zbulim autori. Hetimet pesemujore nuk kane nxjerre ne drite autorin dhe motivin per vrasjen e Franc Konomit nje emer i njohur i botes se krimit pas viteve 90. Vrasja u quajt e sofistikuar. Ai u ekzekutua me 8 korrik te ketij viti ne mes te dites ne mes te Tiranes prane Prokurorise se Pergjithshme. Megjithese u tha se u kryen nje sere procedurash qe nga ekspertizat deshmitaret e shumte te vendngjarjes e deri te pistat hetimore te hakmarrjes dosja mbeti pa autor. Edhe njehere drejtesia shqiptare duke perfshire policine dhe prokurorine deshtoi. Forca zbuluese la shume per te deshiruar. Informacionet rreth konflikteve apo pistes hetimore per kete ngjarje kane qene te shumta por asnjera nuk i ka vene gishtin ndonje autori te mundshem. Burimet policore i shtrine hetimet gjetke jashte territorit te Shqiperise perkatesisht ne Spanje dhe Angli ku dyshohej se Konomi kishte jetuar dhe shtrire aktivitetin e tij. Kontaktet me keto vende kane qene te pamundura pasi drejtesia shqiptare nuk kishte asnje informacion dhe nuk mund te perpilonte nje leter-porosi pasi duhej nje autor i dyshuar dhe nje konflikt i mundshem. Burimet nga Prokuroria e Tiranes thane se dosja do ti kaloje ne ditet e ardhshme policise e cila duhet te mbledhe fakte te reja per kete ngjarje.

Hetuesit saktesojne se te gjitha provat e mbledhura per kete vrasje kane deshtuar. Nje nder to ishin edhe filmimet e kamerave te bankave private qe ndodhen prane vendit te ngjarjes. Filmimet e kamerave te sigurise te nje banke private prane sheshit Avni Rustemi kane kapur nje pjese te automjetit tip Benz Mercedes te viktimes por jo autoret e vrasjes te cilet mendohet se kane levizur me nje motociklete te pakten sipas deshmitareve okulare. Nje CD me filmime ne orarin e ngjarjes se 8 korrikut mberriti disa jave me pare ne Prokurorine e Tiranes nderkohe qe edhe tabelat fotografike te vendit te ngjarjes te viktimes dhe te zones perreth nuk kane mundur te zbulojne ndonje te dhene te re.

Prokuroria ka analizuar cdo fakt e prove te gjetur ne vendin e ngjarjes duke nisur qe nga plumbat e shtene gjurmet e ndryshme viktima telefoni i tij apo edhe gezhojat e sekuestruara. Me tej hetuesit kane kryer gjithe veprimet mbi mjetin ku u vra Franc Konomi duke e pare nese ai ishte i rregullt qe nga pronesia e deri tek aktet e shitblerjes. Mjeti ka rezultuar se ka ardhur nga Italia dhe menjehere vete 42-vjecari i cili u vra me 8 korrik ka kryer procedurat per pajisjen e tij me targa shqiptare. Me tej dosja eshte pare per te gjitha telefonatat e kryera ate dite nga Konomi ose nga ato qe ka pritur ku jane thirrur edhe deshmitaret perkates. Grupi i punes ka analizuar te gjitha deshmite e mbledhura dhe i ka krahasuar ato me njera-tjetren duke lene edhe detyra perkatese per disa prej personave te cilet kane leshuar deklarata ne polici. Akuza thote se jane vleresuar edhe njehere te gjitha pistat e hetimit duke filluar qe nga ato te hakmarrjes deri te konfliktet ku Franc Konomi mund te ishte perzier nder vite. Por grupi hetimor ka shpjeguar se nga te dhenat e familjes nuk ka mundur te konkretizoje ndonje piste me keto hetime pasi nuk ka pasur dyshime konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›