E Shtunë, 31 Tetor 2026

22-vjecarja e divorcuar tenton vetevrasjen e la edhe i dashuri

Tirane Vazhdojne hetimet edhe per 16-vjecaren e vetevrare. U helmua ne ambientet e shkolles private

Teksa mbetet ende e pazbardhur plotesisht vetevrasja e 16-vjecares e ndodhur pak dite me pare nje vajze tjeter e re ka tentuar ti jape fund jetes duke pire 40 aspirina. Per ngjarjen e pare policia e kryeqytetit ka zbardhur detaje te reja duke deklaruar se vajza adoleshente Edenisa T. ka pire fostoksine ne ambientet e shkolles private ku studionte. Kjo ka sjelle edhe me shume dyshime per vajzen e re per motivin qe e ka shtyre per te ndermarre kete akt te rende. Ndersa per rastin e dyte policia kryeqytetase tha se ngjarja ndodhi ne zonen e Selites ku Gentiana E. 22 vjece kishte marre nje shtepi me qira. Te dyja vajzat e reja mesohet se ishin nga Fushe-Kruja.

Grupi hetimor tha se vajza e re qe u vetevra ne ambientet e shkolles eshte gjetur per here te pare nga nje punonjes i personelit te brendshem i cili kishte njoftuar spitalin ushtarak. Por adoleshentja nuk kishte mundur te tregoje asgje per arsyen e ketij akti. Ajo ka nderruar jete pak kohe me vone nderkohe qe policia dyshon se vetevrasja ka ardhur per shkak te problemeve te tjera te krijuara ndaj saj. Babai i saj eshte marre ne pyetje nga policia dhe eshte shprehur se ajo nuk kishte probleme. Ai ka treguar se e conte vajzen ne shkolle me makine dhe e merrte serish mbrapsht. Keshtu sipas policise i vetmi shqetesim per vajzen mund te kete ardhur nga ambientet e shkolles private ku mendohet se ajo ka pasur lidhje intime duke hedhur hije dyshimi per sistemin arsimor te ketij institucioni mesimor.

Per rastin tjeter policia tha se eshte shenuar nga Komisariati Nr.2. Dy net me pare Gentiana E. 22 vjece eshte derguar ne Spitalin Ushtarak e helmuar pasi kishte pire 40 aspirina. Mjeket kane mundur ti shpetojne jeten nderkohe qe policia ka nisur hetimet. Sipas te dhenave vajza e re nga Fushe-Kruja ka qene e martuar me pare por eshte divorcuar. Pas divorcit kishte shkuar prane familjes por pak kohe me pare ishte njohur me nje djale dhe kishte marre nje shtepi me qira ne zonen e Selites. Por edhe me kete djale eshte ndare dhe kjo ka ndikuar ne gjendjen e saj emocionale per ti dhene fund jetes megjithese ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›