Gjendet i vdekur te Sitnica
Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 20:18
Në fshatin Banjskë të Vushtrrisë, personi i raportuar si i zhdukur një ditë më parë është gjetur pa shenja jete në lumin Sitnica.
Trupi i viktimës është vërejtur nga një person, i cili ishte duke e ujitur arën e tij. Trupi i pajetë i viktimës është identifikuar nga familjarët e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në autopsi.