Romeu, në Chelsea

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 16:13
Chelsea ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Oriol Romeu. Menaxheri i ri i Chelseas, Andre Villas-Boas, konfirmoi lajmin gjatë një konference për shtyp në Bangkok të shtunën, edhe pse 19 vjeçari Romeu ende nuk i është nënshtruar vizitave mjekësore, pasi aktualisht është i angazhuar me Spanjën në Kampionatin botëror U-20.
Mesfushori defansiv debutoi për ekipin e parë të Barcelonës në fund të sezonit të kaluar, por nuk ishte pjesë e planeve afatgjate të Pep Guardiolas në Nou Camp.