Lazzari te Fiorentina

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 16:14
Fiorentina ka transferuar mesfushorin e Cagliarit, Andrea Lazzari në pronësi të përbashkët, ka njoftuar klubi Viola nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të shtunën.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por Fiorentina bleu gjysmën e kartonit të tij. Lazzari ishte anëtar i Cagliarit nga viti 2008, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Atalanta, Cesena, Piacenza dhe Grosseto.
Ai është ftuar pesë herë nga ekipi senior i Italisë, por ende nuk ka bërë asnjë paraqitje.