Gjendet i vdekur, tregtari i zhdukur
DURRES/TIRANEGjendet i vdekur në Durrës tregtari i zhdukur 20 ditë më parë në Tiranë. Kalimtarë të rastit kanë gjetur pa jetë mesditën e djeshme në një kanal në fshatin Fllakë në Durrës, 40-vjeçarin Sali Lala. Kufoma fillimisht ishte e pa identifikuar ndërsa më pas, policia arriti të bënte verifikimin e identitetit të viktimës. Sipas burimeve nga policia e Durrësit, trupi i 40-vjeçarit ishte pjesërisht i dekompozuar. Ai është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar policinë për praninë e trupit të pa jetë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka bërë hetimet e para dhe më pas kufoma është dërguar për ekzaminime nga mjekët specialistë. Më pas forcat e policisë kanë "krehur", zonën ku u gjet tregtari i pa jetë duke zbuluar pranë vendit ku ai ishte mbytur. Makina e markës Benz 250 me targa TR 3606 I, ka shërbyer më pas për identifikimin e viktimës, me anë të dokumenteve që ndodheshin në automjet. Sipas policisë, makina ishte gjetur më parë nga familjarët pas kërkimeve që ata kishin bërë për të afërmin e tyre. Sipas të dhënave të policisë deri dje në orët e mbrëmjes, dyshohet se tregtari i cili ishte denoncuar i zhdukur në datë 10 janar 2010 në Tiranë, është vetë mbytur. Policia ka marrë informacion se para largimit nga banesa në periferi të Tiranës, tregtari Sali Lala ishte duke kaluar një gjendje depresive. Zbulimi i kufomësPolicia e Durrësit njoftoi dje se informacioni për gjetjen e trupit të biznesmenit dhe automjetit të tij në vendin e quajtur "Pylli i Pishave" në fshatin Fllakë. Makina ishte braktisur ndërsa disa metra më tutje, në një kanal gjendej pa jetë trupi i tregtarit. Menjëherë policia shkoi në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetime në lidhje me rrethanat e vdekjes së 40-vjeçarit. Sipas verifikimeve të kryera dje nga policia, viktima është banor i fshatit Mëzez në periferi të Tiranës. Sipas policisë, makina e tregtarit ishte gjetur në 10 janar në zonën bregdetare të Fllakës, tek "Pylli i Pishave". Automjeti ishte me dyert të hapura dhe i pa dëmtuar madje çelësat ishin lënë në kuadër. Pas zbulimit të makinës në këtë zonë, forca të policisë së Durrësit dhe specialistët e kërkimeve nën ujë, kanë bërë disa ditë kërkime në zonën përreth vendit ku u gjet makina. Dalja e detit nga rrjedha e sasisë së ujit kishte krijuar disa gropa uji në këtë zonë. Në njërën prej tyre, është gjetur dje, trupi pa jetë i 40-vjeçarit i cili ndodhej disa metra larg makinës së braktisur. Policia e Durrësit ka përjashtuar dje pas këqyrjes fizike të kufomës, mundësinë e vdekjes nga ndonjë akt dhune. Ndërkohë analizat më të hollësishme po zhvillohen nga Mjekësia Ligjore për të parë shkakun e vdekjes. Denoncimi, tregtari iku pa adresë më 9 janarTIRANE - Familjarët e Sali Lalës kanë denoncuar në polici zhdukjen e 40-vjeçarit më 10 janar 2010. Në këtë kohë ata kishin rënë në gjurmët e të zhdukurit pasi kishte gjetur makinën e tij në zonën e bregdetit në Durrës. Sipas të afërmve, tregtari ishte larguar nga banesa një ditë më parë në 9 janar 2010. Ata kishin nisur kërkimet tek të afërm e të njohur dhe më pas kanë verifikuar në Tiranë dhe në Durrës. Gjatë këtyre kërkimeve, të afërmit e të zhdukurit kanë gjetur makinën e braktisur në zonën e bregdetit. Makina e gjetur në Durrës ishte pikërisht mjeti me të cilin tregtari ishte larguar nga shtëpia. Automjeti ishte lënë në afërsi të grykëderdhjes së lumit Erzen. Sipas denoncimit të bërë në polici, i zhdukuri është nga fshati Mëzez i Tiranës, banues në këtë zonë. Ai ishte larguar pa adresë një ditë para se të humbiste kontaktet me familjarët e tij. Denoncimi është bërë në policinë e Tiranës ndërsa kjo e fundit është lidhur me Drejtorinë e Durrësit pasi familjarët njoftuan për gjetjen e makinës në afërsi të bregdetit.