Java, valutat vleresohen ndaj lekut
Gjate kesaj jave monedha vendase, leku, ka humbur dukshem vlerat ne tregun e kembimit ndaj euros dhe dollarit. Ne agjencite e kembimit valutor ne Tirane, 1 euro blihej me 138.60 leke dhe shitej me 139.20 leke. Dollari qe eshte forcuar me shume edhe kundrejt valutave te gjithe tjera blihej me 99.60 leke dhe shitej me 100.50 leke. Paundi blihej me 159 leke dhe shitej me 161.9 leke. Nje vit me pare euro kembehej me lekun ne nivelin e 123 lekeve. Mirepo, dalja e vendeve te Bashkimit Evropian nga recensioni pritet te ringjalle eksportet shqiptare drejt ketyre vendeve, prurjet e emigranteve, faktore keto qe do te ndikojne ne forcimin e vlerave te lekut. Oferta valutore ka pesuar nje renie per shkak te reduktimit te te ardhurave nga eksportet dhe njekohesisht fluksit te te ardhurave nga sherbimet, kryesisht nga aktiviteti turistik, por dhe sherbime te tjera si ato te transportit, te telekomunikacionit, etj. Ne pergjithesi nuk kane perballuar nje kerkese ne rritje e cila eshte stimuluar me shume nga kerkesa e turizmit te brendshem per me shume mallra dhe sherbime qe do te thote se nga njera ane kerkesa per importe eshte rritur, nga ana tjeter oferta monetare ne valute te huaj per te perballuar keto kerkesa te rritura per importe, nuk ka qene ne nivelin e duhur. Zhbalancimi mes kerkeses dhe ofertes i stimuluar nga kriza nderkombetare dhe efektet e saj ne ekonomine e brendshme, jane arsyeja qe leku ka pesuar zhvleresim, kane sqaruar ekspertet e ekonomise. Ne vendin tone monedha e perbashket perdoret per kryerjen e 30 per qind te transaksioneve. Tregu i pasurive te patundshme perdor euron per shitje-blerje.