Juventus, shkarkohet Ferrara, vjen Zakeroni
çiro Ferrara është shkarkuar dje nga drejtimi i skuadrës së Juventusit dhe në vend të tij është emëruar Alberto Zakeroni, i cili do drejtojë deri në fund të sezonit.Konfirmimi i rrokadës në pankinën e Juventusit ka ardhur paraditen e djeshme. Ish-trajneri i Interit, Milanit e Torinos, ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni duke zëvendësuar çiro Ferraran, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë, si dhe pas rezultateve zhgënjyese në Serinë A. Zakeroni “dogji” në finale e sipër kandidaturën e Klaudio Xhentiles, i cili pati kërkuar më shumë kohë për të vendosur mbi marrjen e këtij posti. Nëse ai do të jetë i suksesshëm me shumë gjasa do ti rinovohet kontrata nga drejtuesit juventinë edhe për sezonin tjetër. “Kam ardhur këtu për të bërë më të mirën e mundshme. Sigurisht që grupi i lojtarëve është i rëndësishëm për të bërë një kampionat të mirë por unë uroj dhe shpresoj që në 30 qershor kur përfundon kjo kontratë të mund t’i vë në mendimi falë punës sime drejtuesit e këtij klubi”, ka thënë Zakeroni në konferencën e parë për shtyp si teknik i Juventusit. Ndërkohë para se Zak të dalë në konferencë për shtyp ishte radha e ish-trajnerit, çiro Ferrera që të përshëndeste lojtarët e “Zonjës së vjetër”. Rreth mesditës Ferrara hyri në dhomat e zhveshjes së skuadrës duke përshëndetur lojtarët të cilët drejtoi për më shumë se 8 muaj. Në dalje të qendrës sportive ai është parë i mallëngjyer. Në fund ai ka marrë edhe falënderimet e presidentit, Blank, i cili i kujtoi edhe një herë se Ferrara ishte një prej tyre dhe do të vazhdonte të ishte pjesë e klubit.Krespo lë Xhenoa, kalon te Parma Parma ka kryer transferimin e argjentinasit Hernan Krespo nga Xhenova. Krespo kthehet sërish te kjo skuadër, ku edhe kishte filluar karrierën e tij ndërkombëtare. Te Parma ai vjen si zëvendësues i Nikola Amorusos, i cili kaloi te skuadra e Atalantës. Për 34-vjeçarin, kjo do të jetë aventura e dytë te Parma pas asaj nga viti 1996 deri në vitin 2000, nën drejtimin e trajnerit Karlo Ançelloti ku pati shënuar 12 gola. Me Parmën ai pati fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë, dhe më pas në vitin 2000 kaloi në radhët e skuadrës së Lacios. Dopingu, pezullohet Adrian MutuGjykata antidoping në Itali ka pezulluar futbollistin Adrian Mutu pasi ai rezultoi pozitiv ndaj sibutraminës, një stimulues që anulon efektet e urisë. Testi për lojtarin rumun u krye me 10 janarin e kaluar, në përfundim të ndeshjes Fiorentina-Bari. Kërkesa për pezullim u paraqit që ditën e enjte nga prokuroria dhe u pranua dje nga trupi gjykues. Mutu ka vuajtur edhe më parë pezullime për shkak të problemeve që ka pasur me drogën. Madje për shkak të dopingut ai u largua nge 2004 edhe nga çelsi, klub i cili më vonë e hodhi në gjyq duke i marrë 17 milionë euro.Dënimi, Kol 4 muaj pa patentëLojtarit të çelsit, Eshli Kol, i është bllokuar patenta për 4 muaj pas ndalimit nga policia e Londrës, për shkak se i ka dhënë Lamborxhinit të tij me 167 km/h, kur maksimumi i lejuar në atë zonë ishte vetëm 80. Kol ka deklaruar se ka ecur me shpejtësi për t’iu larguar paparacëve. Por me gjithë pretendimin e tij, gjykata që ka marrë në shqyrtim ankimin e avokates së futbollistit. Situata e Kolit u vështirësua akoma më shumë kur i deklaroi policëve se shpejtësia e tij ishte 130 km dhe jo 167 ashtu siç u vërtetua.