Gjendet i vetëvarur babai i dy fëmijëve
Baftja Gjojdeshi, 50 vjeç i martuar me dy fëmijë ka zgjedhur ti japë fund jetës ditën e sotme duke u vetëvarur, pas problemeve ekonomike e sociale që kishin ndodhur në familjen e tij. Gruaja i kishte vdekur para 6 muaj, dhe duket se ai nuk e ka përballuar dot humbjen e saj duke ngelur i vetëm me dy fëmijë të vegjël për të rritur. Kanë qenë disa punëtorë që ndërtonin një pallat që e kanë parë 50-vjeçarin të vetëvarur pas shtëpisë së tij të cilët kanë njoftuar edhe familjen. Policia po heton për këtë ngjarje.