Vdes në aksident një 21 vjeçar
Elbasan – Një 21 vjeçar nga fshati Balëz e Poshtme ka gjetur vdekjen sot pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit si pasojë e shpejtësisë së madhe. 21 vjeçari, Mirian Krraba ishte duke udhëtuar si pasagjer në një mjet tip Benz me targa Elbasani, i cili ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalin afër rrugës. Si pasojë Krraba, student në fakultetin e inxhinierisë ka gjetur vdekjen në spital, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ndodhet në kirurgjinë e spitalit jashtë rrezikut për jetën.