E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vetëvarur babai i një fëmije, shkaqet mister

MALLAKASTËR - Një 26-vjeçar nga rrethi i Mallakastrës u gjend i vetëvarur në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga të afërmit e tij, ndërsa grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje ende nuk ka dalë me një version zyrtar lidhur me këtë ngjarje, pasi ngjarja ka ndodhur në rrethana misterioze. Burimet zyrtare të policisë së Mallakastrës thanë se “26-vjeçari, Sh. Nuhaj, babai i një fëmije, me banim në fshatin Usojë të rrethit Mallakastër, u gjet i vetëvarur në degën e një peme që ndodhej në oborrin e banesës së tij”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e vetëvrasjeve, ku rezulton se shkak kryesor është depresioni i nxitur nga gjendja e vështirë ekonomike.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›