E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria jep ndihmë financiare për dy familje dhe një shtetas

Familja e minatorit 43-vjeçar, Sami Doga, i cili humbi jetën në dhjetor të vitit 2007 në Minierën e Bulqizës, do të përfitojë një ndihmë ekonomike. Qeveria ka vendosur dje që t’u japë ndihmë financiare dy familjeve të shtetasve Sami Doga dhe Kei Robert Koçiu, si dhe shtetasit Kristaq Eksarko. Ky i fundit do të përfitojë një ndihmë të menjëhershme financiare në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë. Ndërsa dy familjet do të marrin një ndihmë përkatësisht 1 000 000 (një milion) lekë, familja e shtetasit Sami Doga dhe 500 000 (pesëqind mijë) lekë, familja e Kei Robert Koçiut. Fondi për përballimin e pagesave të përcaktuara do të përballohet nga buxheti і vitit 2008. Qeveria ka ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës. Sami Doga, 43 vjeç, minator, gjeti vdekjen pak kohë më parë. Kei Koçiu është katërmuajshe. Ajo vuan nga një sëmundje që mjekët e kanë përcaktuar si Thalanessemi Major. Mëlçia e saj prodhon hekur më shumë sesa i duhet trupit të njeriut. Për të jetuar Kei duhet të marrë gjak një herë në tri javë. Sipas mjekëve, shpresa e saj e vetme është transplantimi i palcës kurrizore.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›