Gjendet i vetëvarur në banesën e tij 19-vjeçari
ELBASAN - Një tjetër viktimë e vetëvrasjes është shënuar mbrëmë, por kësaj radhe ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se një 19-vjeçar është gjetur i vetëvarur. Sipas tyre, viktima është Albert Allhidri, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. I riu është gjetur nga të afërmit në shtëpi, pasi kishte ndërruar jetë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e kësaj tragjedie, ku dyshimet e para janë hedhur për një akt të kryer në rrethana depresive.
14 Janar 2009