Gjendet i vrarë me armë në banesë 37-vjeçari
06/01/2011 Motivet e vrasjes ende të paqarta, viktima u qëllua 3 herë me pistoletë
Policia ngre postblloqe, informon pikat kufitare për të dyshuarit
KORÇE- Një ngjarje e rëndë ka zënë fill pasditen e së mërkurës në qytetin e Korçës, ku një i ri, vetëm 37 vjeç, me emrin Marsel Grabocka, banor i këtij qyteti, u gjet i vdekur në banesën e tij. Lajmi i përhapur për vrasjen e 37- vjeçarit ka alarmuar banorët e lagjes, madje edhe gjithë qytetin e Korçës. Mësohet se vrasja e 37- vjeçarit kishte ndodhur rreth orës, 18.30 minuta të mbrëmjes, por deri më tani kanë mbetur ende të paqarta rrethanat dhe motivet e ngjarjes, madje për momentin ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje tragjike. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të vrasjes. Nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, u mësua se në sajë të hetimeve paraprake të kryera deri më tani rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, në afërsi të vendit të quajtur “Trekëndëshi”. Ende nuk dihet nëse vrasësi ka qenë i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. Mungesa e të afërmve në banesën e viktimës u ka dhënë mundësi vrasësve që të largohen nga shtëpia e të vrarit, pa rënë në sy të të tjerëve. Burime të policisë pohuan gjithashtu se 37- vjeçari Grabocka u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij, gjë që do të thotë se atij i është kërkuar të dalë jashtë dhe pikërisht në momentin e daljes, ai është qëlluar me pistoletë. Burimet policore saktësuan gjithashtu se nga këqyra e kufomës rezultoi se Grabocka ishte qëlluar tre herë me radhë me armë zjarri pistoletë. Plagët që kishte marrë i kishin sjellë vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë policia ka ngritur edhe një sërë postblloqesh për të mos lejuar largimin e autorit nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu në dijeni janë vënë edhe pikat e kalimit kufitar për të mos lejuar kalimin e shtetasve mbi të cilët policia mund të ketë dyshimet e saj mbi këtë ngjarje. V. Hasani