Tiranë, arrestohet djali i Dades, plagosi nipin e Carcanit
TIRANE-Besnik Dabulla, djali i deputetes të Partisë Socialiste, Arta Dade është vënë në pranga nga policia për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Policia e Tiranës bëri të ditur sot se zanafilla e ngjarjes ka qënë një sherr që ka nisur dje në mbrëmje vonë në lokalin që është në pronësi të Dabullës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur rëndë për jetën, shtetasi Endrin Lufi, nipi i ish-anëtar I Byrosë politike të kohës së Hoxhës, Adil Carcani. Lufi ishte duke darkuar dhe ne lokal ndodhej dhe Shkëlzen Hoxha, nipit i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bene te ditur sot se, ne kete konflikt u përfshine shtetasit: Besnik Dabulla, djali i deputetes se Partise Socialiste, Arda Dade, Edrin Lufi, nipi i ish- kryeministrit te fundit komunist Adil Çarçani si dhe Shkelzen Hoxha, nipi i ish -diktatorit komunist Enver Hoxha.
Sipas policisë, shtetasit e lartepermendur ndodheshin duke darkuar në një lokal prane ish -zones se bllokut kur, Besnik Dabulla është konfliktuar me Edrin Lufin duke e plagosur me arme zjarri atë.
Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes sekuestruan me cilesine e proves materiale një armë zjarri tip pistolete, që mendohet se i perket autorit të dyshuar të ngjarjes. Nderkohë që u morr masa e arrestit në flagrance ndaj shtetasit Besnik Dabulla me akuzat e "Plagosjes se rende" dhe "Armembajtjes pa leje".
Të njëjtat burime bene të ditur gjithashtu se, per dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes është ngritur nje grup i posacem hetimor ne drejtimin e Prokurorise se Tiranes.
(d.b/BalkanWeb)