E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim Thaci-Shlic, pakt per financime

Qeveria e Luksemburgut ka vendosur te mbeshtese autoritetet e Republikes se Kosoves me gjashte milione euro cdo vit "per ndertimin e nje shoqerie demokratike dhe shumetnike". Kete e pohoi dje ministri i Mbrojtjes se Luksemburgut, Jean Loius Schlitz, ne takimin qe pati me Kryeministrin Hashim Thaci. Ky i fundit, tha se "me Luksemburgun, bashkepunimi ekonomik do te avancohet ne shkalle shume me te larte ne te ardhmen. "Raportet tona do te ndihmojne integrimin e Kosoves ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian", tha Kryeministri Thaci. Kurse Schlitz pohoi se Luksemburgu do te marre pjese aktivisht dhe ne konferencen e donatoreve qe pritet te organizohet per Kosoven.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›