E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryker-Sejdiu, Jo zgjedhjeve serbe

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, takoi dje shefin e UNMIK-ut, Joachim Ryker, i cili e informoi per rrjedhen e takimit te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Dy zyrtaret, pohuan qarte qendrimin e institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te UNMIK-ut lidhur me zgjedhjet qe Serbia paralajmeron se do t'i mbaje edhe ne Kosove. Ato u cilesuan absolutisht jo legjitime dhe te papranueshme. "Republika e Kosoves eshte shtet i pavarur dhe sovran, ndaj nuk mund te jete zone zgjedhore per askend", tha Sejdiu, duke perseritur gatishmerine e Kosoves per bashkepunim ndershteteror dhe fqinjesi te mire me te gjitha vendet e rajonit, ne te mire te paqes dhe te stabilitetit ne kete pjese te Evropes Juglindore. Gjithashtu, Sejdiu dhe Ryker pohuan angazhimin e dyanshem per bashkerendimin e plote edhe sa i perket procesit te tranzicionit dhe transferimit te kompetencave tek institucionet e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›