E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 4 me arme drejt Maqedonise

Policia ne Gjilan ka arrestuar kater persona, pasi ne veturen e tyre u gjeten arme dhe municion qe kalonin nga Kosova per ne Maqedoni. Sipas policise, armet u gjeten ne nje fuoristrade ne fshatin Shurdhan dhe ishin te destinuara per ekstremistet ne Maqedoni. "Behet fjale per nje sasi te konsiderueshme te mjeteve te rrezikshme eksplozive si: mbushje eksplozive, mortaja, predha te minahedhesit, minahedhes, leshues te raketave (RPG), mitraloze dhe sasi te medha municioni te kalibrave te ndryshme", evidentoi zedhenesi i SHPK-se ne Gjilan, Naser Ibrahimi. Pas bllokimit te armatimit, u lokalizua dhe nje veture "Audi 80", ku u arrestuan kater te dyshuar si posedues te sasise se zbuluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›