E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra: Qeveria, "e forte dhe antikorruptive"

Diplomacia londineze pajtohet me mendimin se Kosova ka nje qeverisje te qendrueshme, sundim te ligjit dhe percaktim te qarte per te luftuar korrupsionin dhe dukurite tjera negative. Keto u pohuan dje ne takimin qe Kryeministri i Qeverise se Kosoves, Hashim Thaci, pati me ambasadorin e ri britanik, Andy Spark. "Ne jemi ketu per te dhene perkrahjen nga Britania e Madhe per te gjithe popujt e Kosoves, shqiptaret, serbet, romet, etj.", eshte shprehur ambasadori Spark. Ne takim eshte diskutuar dhe mundesia e nje lobimi me te fuqishem per ardhjen e investitoreve nga Britania e Madhe, qe te kontribuojne ne krijimin e vendeve te reja te punes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›