E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vrarë roja i karburantit, nisin hetimet

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Një person, i cili punonte si roje në një karburant, në zonën e njohur si kthesa e Kamzës është gjetur i vrarë me armë zjarri. Viktima mësohet se është shtetasi, Aldo Vrapi nga Paskuqani.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres. Pista kryesore e hetimit është tentativa për grabitjen e pikës së karburantit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›