Një person është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur te Kthesa e Kamzës, ndërsa viktima është Aldo Vrapi, roje i një pike karburanti në këtë zonë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit. / G.N.