E Diel, 1 Nëntor 2026

Maminas, zjarr në një fabrikë tullash, s`ka të lënduar

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme një fabrikë tullash në Maminas por fatmirësisht mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Sipas informacioneve të para flakët kanë rënë në fillim në një depozitë gazi dhe më pas janë përhapur me shpejtësi edhe në pjesë të tjera të fabrikës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›