E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet kufoma e parë e tëburgosurve politik në Ballsh

është gjetur kufoma e parë e të burgosurve politikë të diktaturës komuniste të varrosur në fshatin Panahor, vetëm 2 kilometra larg qytetit të Ballshit. Task Forca e ngritur me këtë rast ka bërë të mundur gjetjen e saj, pas 2 orë kërkimesh, në këtë zonë. I pranishëm në gërmim ka qenë dhe kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë, Simon Miraka. Miraka foli dhe në lidhje me një deklaratë të presidentit Alfred Moisiu, i cili kishte thënë se Mehmet Shehu ka qenë një nga Kryeminstrat më të mirë shqiptarë.
I pranishëm në këtë zhvarrim të ish të burgosurve politikë, ka qenë dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka thënë se me këtë veprim ka çuar në vend një amanet familjar.
Në këtë zonë dyshohet se janë varrosur rreth 60 kufoma të të burgosurve politikë të ish burgut 309 të Ballshit.
Ky aksion i gjetjes së trupave të të burgosurve politikë do të vazhdoj në të gjithë territorin e vendit ku dyshohet se janë varrosur trupat e të burgosurve politikë të diktaturës komuniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›