Gjendet me një daltë të ngulur në zemër. Policia: Vetëvrasje
Një 49-vjeçar, baba i tri fëmijëve, është gjetur i vdekur në një kasolle pranë tokës së tij. Policia, në momentet e para të ngjarjes, ka hedhur dyshimet e një vrasjeje, ndërkohë që ekspertët dyshojnë se mund të jetë edhe një rast vetëvrasjeje. Familja e viktimës jetonte në kushte të rënda ekonomike. Një prej dy djemve të viktimës vuante prej vitesh nga paraliza, ndërsa një javë më parë edhe djali tjetër kishte braktisur shtëpinë.
Ka qenë ora 19:45 e së martës kur policia e Lushnjës ka marrë informacionin se në mjediset e brendshme të një kasolleje prej kashte ishte gjetur një person i vdekur. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar mjaft forca policore, të cilat si fillim kanë rrethuar kasollen dhe sipërfaqen e tokës ku ajo ndodhej, pranë fshatit Kastrat të Rrethit të Lushnjës. Sipas burimeve policore, një daltë marangozi kishte përshkuar tejpërtej trupin e 49-vjeçarit Hysen Kasapi, banor i fshatit Karbunarë.
Mësohet se burri kishte dalë nga shtëpia pasditen e së martës për të punuar tokën që kishte në pronësi. Familjarët, duke parë vonesën e Kasapit, kanë telefonuar një të afërmin e tyre që jetonte pranë vendit ku ai kishte shkuar për të punuar. Ky person e ka gjetur të shtrirë përmbys 49-vjeçarin dhe i alarmuar ka njoftuar bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit policinë.
Zyrtarisht, Komisariati i Policisë së Lushnjës deklaron se Hysen Kasapi është gjetur përmbys në brendësi të kasolles. Trupi i tij, ishte përshkuar nga një mjet i mprehtë, daltë që përdoret nga marangozët, e cila ka hyrë në anën e majtë të kraharorit dhe ka dalë në kurriz.
Ekspertët e policisë, të cilët kanë rindërtuar skenën e ngjarjes, tregojnë për "Shqip" se dalta e mprehtë ka shpuar tejpërtej zemrën e 49-vjeçarit, ndërkohë që ai është gjetur me dorën e majtë që shtrëngonte fort daltën. Nëndrejtori i policisë së qarkut, Elidon Veizaj, i cili ka drejtuar hetimet, shprehet për gazetën se në trupin e viktimës, në afërsi të vendit ku dalta kishte përshkuar trupin, janë gjetur edhe plagë të tjera, të cilat konsiderohen si plagë të shkaktuara nga tentativat e mëparshme për nguljen e daltës.
Po sipas policisë mësohet se pas ekspertëve të komisariatit dhe të drejtorisë së policisë së qarkut, viktima është këqyrur edhe nga specialistë të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këqyrja e kufomës është përsëritur disa herë gjatë natës së kaluar, ndërsa provë materiale për policinë është vetëm dalta. Ndërkohë, janë marrë të gjitha gjurmët që ndodheshin në trupin e daltës dhe janë nisur drejt Institutit të kriminalistikës në Tiranë për ekspertiza më të specializuara. Gjithashtu, policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës, si dhe të njohur të tij. Burimet zyrtare të policisë tregojnë se është dyshuar për vrasje, por rrethanat tregojnë se mund të jetë edhe një rast vetëvrasjeje. Në fakt policia është përqendruar më shumë te kjo e fundit, pasi dyshojnë se gjendja e rëndë ekonomike dhe rrethanat familjare mund ta kenë shtyrë 49-vjeçarin drejt marrjes së vendimit për t‘u vetëvrarë.