Gjendet miu më i madh në botë
Miu, i vetmi me përmasa të tilla, ka një gjatësi prej 82 centimetrash nga hunda tek bishti dhe peshon 1.5 kilogram.
“Ky është miu më i madh në botë. Është një mi i vërtetë, i njëjtë me ata që ndodhen nëpër kanalizimet e qyteteve”, deklaron Kristofer Helgen, biolog ne “Smithsonian National Museum of Natural History”, i cili ishte edhe pjesë e shkencëtarëve që zbuluan miun.
Ky grup shkencëtarësh ka zbuluar edhe më parë specie të panjohura. “Është e vështirë të them se sa specie të reja kafshësh dhe insektesh kemi gjetur në këtë zonë, por të jeni të sigurte që janë më shumë se 30”, thotë George McGavin përfaqësues i “Oxford University”.