Merkel i shpreh keqardhjen viktimave afganë
Merkel mbajti një fjalim para deputetëve për sulmin ajror të NATO-s në Kunduz të Afganistanit, i urdhëruar javën e kaluar nga komanda gjermane që ndodhet atje. "Çdo jetë e pafajshme e humbur në Afganistan është një humbje e tepërt. Më vjen thellësisht keq për jetët e humbura dhe plagosjen e personave të tjerë", deklaroi Merkel para Bundestag.
NATO pranoi sot se gjatë sulmit të saj ajror kundër cisternave të benzinës të rrëmbyera nga talebanët, kanë humbur jetën dhe janë plagosur civilë, por nuk ka deklaruar numrin e saktë të viktimave dhe të të plagosurve në sulmin ajror në rajonin e Kunduzit, në veri të Afganistanit. Por, kancelarja gjermane nuk e dënoi sulmin, në pritje të rezultateve zyrtare të një hetimi mbi ngjarjen.
Ky operacion ka nxitur në Gjermani dhe nëpër të gjithë botën deklarata kontradiktore në lidhje me numrin e viktimave. "Për mua, po ashtu si edhe për qeverinë, është thelbësore që të kemi qartësi më të madhe të mundshëm", theksoi ajo duke shtuar se nuk do të fshihnin asnjë të dhënë, por në të njëjtën kohë "nuk do të pranojmë gjykime të padrejta, që mund të bëhen këtu apo jashtë vendit".