OKB paralajmëron afganët rreth zgjedhjeve
Autoritetet në Afganistan ndodhen përballë thirrjeve të shumta ndërkombëtare për të siguruar kredibilitetin e zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar në mes të njoftimeve se manipulimet janë të përhapura.
I dërguari special i OKB-së, Kai Aide tha se në rezultatet përfundimtare nuk do të përfshihen rezultatet nga kutitë ku supozohet të ketë patur parregullsi.
Në një deklaratë për shtyp zoti Aide tha se autoritetet afgane të zgjedhjeve duhet të shumëfishojnë përpjekjet e tyre që të sigurojnë rregullsinë e zgjedhjeve.
Kjo përfshinë sipas zotit Aide lënien jashtë të të gjitha kutive që konsiderohen të "prekura".
Deri tani është vendosur që të mos numërohen rezultatet nga 447 pika të votimeve por ka sugjerime se manipulimet janë shumë më të përhapura.
BBC ka kuptuar se ambasadori amerikan në Afganistan dhe një zyrtar i lartë i OKB-së kanë takuar mbrëmë zotin Karzai për t'ia bërë të njohura shqetësimet e tyre.
Komisioni zgjedhor po përgatitet për të shpallur më shumë rezultate nga zgjedhjet sot më vonë por shumë prej vëzhguesve ndërkombëtar thonë se edhe ato mund të jenë të manipuluara dhe se numri i votave të manipuluara mund të shkojë deri në 1 milion. /bbc/