E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet ne Kavaje, 13-vjecari i humbur

Gjendet ne gjendje te mire shendetesore 13-vjecari, nga Korca, i cili ishte larguar disa dite me pare nga shtepia e tij pa dhene asnje informacion. Arsen Qosja, banues i qytetit te Korces eshte gjetur ne nje hotel ne qytetin e Kavajes. Kane qene qytetare te ndryshem, ata qe pasi kane pare foton e djalit, kane lajmeruar policine per vendndodhjen e tij. Familjaret e vogelushit, denoncuan humbjen e djalit pas largimit nga shtepia. Arseni studionte ne nje shkolle fetare dhe mesohet se ditet e fundit kishte shfaqur merzitje ne vetvete, por pa i thene askujt se cfare kishte. Djali kishte lene vetem nje leter, ku lajmeronte se po largohej, por pa thene shkakun dhe drejtimin. Me vete kishte marre dhe 20 mije leke te vjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›