E Diel, 1 Nëntor 2026

Pernaska: Rama, kryetari i kutise dhe jo i bashkise

Deputetja demokrate, si banore dhe deputete e qarkut Tirane ka denoncuar kryebashkiakun Rama per papergjegjshmerine e tij ne permbushjen e detyrave dhe nevojave me minimale, me te domosdoshme dhe me jetike te mire zhvillimit dhe mirefunksionimit te kryeqytetit. "Edhe pse i zgjedhur me voten e qytetareve, zoti Rama prej kohesh e ka neperkembur besimin e tyre, ka braktisur interesat e tyre dhe ka zgjedhur te jete nje Kryetar Bashkie i munguar apo ambulant, madje me se fundi, po me vullnetin e tij, ka fituar tashme nje status te ri: ate kryetarit me kohe te plote te kutise dhe here pas here ose aspak Kryetar i Bashkise", ka qene deklarata e deputetes demokrate, dje perpara medias. Sipas saj, me qeverisjen e tij vendore Rama ka prodhuar tashme nje nga modelet me te deformuara te kesaj qeverisjeje, modelin e rrugeve te paasfaltuara ose te lena ne mes, modelin e lenies se sheshit qendror te kryeqytetit me gropa si mos me keq, modelin e mbytjes nga pluhuri ne periudhe te nxehte dhe e vershimit te ujrave ne periudhe me reshje ashtu sic ndodhi edhe dje ne disa nga lagjet e Tiranes, ne vecanti ne lagjen Don Bosko, modelin e mungeses se nje plani te domosdoshem dhe themelor te mire zhvillimit dhe urbanizimit te kryeqytetit. "Ky kapitull keqqeverisjeje mund te mbyllet dhe te perfundoje njehere e pergjithmone me largimin e zotit Edi Rama nga detyra shume e rendesishme e kryetarit te Bashkise dhe me rikthimin e vlerave, traditave me te mira drejtuese, ashtu sic e meriton Tirana, ashtu sic e meriton cdo banor i saj", tha Pernaska
Intervista/Zedhenesja e Kryesise dhe deputete e PS flet per dialogun, hapjen e kutive, protestat, zhvillimet brenda PS, kritiket e Rames, hapjen e dosjeve dhe zgjedhjet e parakohshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›