E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutite e votimit, Kushtetuesja eshte shprehur me pare per te njejtin rast

Debatit mazhorance-opozite per hapjen ose jo e kutive te votimit i kthen pergjigje nje vendim i Gjykates Kushtetuese i vitit 2003. Gjykata aso kohe u vu ne levizje nga 32 deputete te Kuvendit, te cilet kerkuan interpretimin ne menyre perfundimtare te nenit 77 pika 2 te Kushtetutes. Ne kete nen thuhet se Kuvendi ka te drejte dhe me kerkese te 1 te katerten e anetareve te tij, eshte i detyruar te caktoje komision hetimi per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante. Perfundimet e tyre nuk jane detyruese per gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorise, e cila i vlereson sipas procedures ligjore. Iniciativa e grupit te deputeteve demokrate, ne ate kohe ne opoziten nxitej nga dy vendime te kuvendit te vitit 2003, ku i pari pengonte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar qe do te hetonte veprimtarine e kryetarit te Bashkise Tirane dhe ish-ministrit te Kultures Edi Rama dhe vendimi i dyte miratonte krijimin e nje komisioni hetimor parlamentar per shqyrtimin e ligjshmerise se perdorimit te fondeve publike nga Bashkia Tirane prej vitit 1992 deri ne 2002. Ja si shprehej Gjykata nder te tjera ne kete vendim qe daton, 14 majin 2003. 1. Komisionet hetimore jane mjet efektiv kontrolli qe veprojne vetem brenda hapesires kontrolluese te Parlamentit, te cilat ngrihen per ceshtje te vecanta te lidhura ne menyre funksionale me pushtetin e ligjvenesit. 2. Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, kur kerkohet nga nje e katerta e deputeteve eshte e detyrueshme. Objekti dhe fusha e veprimit te komisioneve hetimore duhet te respektoje parimet kushtetuese dhe normat e gjithe pranuara te se drejtes nderkombetare, duke mos cenuar pavaresine dhe duke mos penguar veprimtarine e organeve te pushteteve te tjera. 3. Parimet kushtetuese, vecanerisht parimi i ndarjes e balancimit ndermjet pushteteve, i te drejtes per nje proces te rregullt ligjor, i prezumimit te pafajesise, i paanshmerise i respektimit te jetes private te individit, perbejne standarde kushtetuese mbi te cilat ngrihen dhe funksionojne komisionet hetimore parlamentare. Pikerisht ne kete vendim mbeshtet dhe logjiken ligjore mazhoranca kur argumenton se hapja e kutive te votimit do t'i jepte komisionit hetimor nje atribut antikushtetues duke marre ne shqyrtim vendime per te cilat gjykatat jane shprehur me vendim te formes se prere. Ne kete linje shkoi dhe asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes e cila ne draftin perfundimtar te rezolutes per Shqiperine shprehet per hetim brenda kuadrit kushtetues te zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›