Rama: Protesta te forta po s'pati rezultat tryeza
Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi dje nga qyteti i Durresit, se nese tryeza per zgjidhjen e krizes politike tek presidenti Bamir Topi, nuk do te jape rezultat, protestat do te jene akoma edhe me te medha. Duke ju pergjigjur pyetjeve te gazetareve, ne qytetin turistik, Rama tha se kjo eshte edhe arsye pse PS nuk e ka dhene daten e protestes me te madhe qe ka pare Shqiperia. "Jemi te gatshem te ulemi ne tryeze, por njekohesisht nuk jemi absolutisht te predispozuar te pergjumemi, perkundrazi po pergatitemi per protesten e madhe ne rast se tryeza nuk do te jap rezultat. Dhe nuk do te humbim asnje minute kohe dhe nuk do shtyjme asnje afat ne kuadrin e programit tone te percaktuar kohe me pare, per t'u perballur me kete pushtet ne rast se ky pushtet nuk ka vullnetin per tu perballuar me te verteten e kutive te votimit", tha kreu socialist. Edhe ne takimin e djeshem, ai beri te qarte se kompromis politik pa hapjen e kutive te votimit, nuk mund te kete. Ne kete kuader, Rama beri te qarte se nese hapen kutite e votimit, do te behet transparence e plote dhe ne baze te asaj qe do dale nga kutite e votimit, PS do t'i drejtohet organeve te drejtesise dhe do te kerkoje qe cdo person pergjegjes per deformimin te pergjigjet para organeve te drejtesise dhe do te vazhdohet lufta demokratike ne Parlament te ulur ne karriget e opozites. Cka do te thote se Partia Socialiste do te njohe rezultatin aktual, pavaresisht hetimit dhe se nuk do te kerkoje as zgjedhje te parakoheshme. "Ne nuk shkojme ne tryeze per te zhvilluar nje beteje gladiatoresh, ku njeri duhet te fitoje dhe tjetri te gjunjezohet, perkundrazi shkojme ne tryeze per te tentuar mirekuptimin lidhur me domosdoshmerine qe kjo e drejte te vendoset", tha Rama. Nga ana tjeter, ai mohoi edhe faktin se PS mund te kishte bere me shume, apo do te kishte me shume sukses po te kishte qene ne Kuvend gjate tere ketyre pese muajve. "Per kete une kam pergjigjen te pakten te popullit socialist: Jo! Te pakten te popullit socialist te cilin e kam pyetur drejtperdrejt te cilin e kam pyetur kur kam dhene doreheqjen nga detyra e kryetarit te partise dhe kam rivendosur kandidaturen time me nje kerkese shume te qarte", u shpreh ai. Ne pritje te thirrjes se tryezes nga kreu i shtetit, Rama tha se nuk deshiron te spekuloje se Sali Berisha po kerkon ta zvarrise dialogun per te kapercyer dimrin. "Po zhvillojme gjithe keto takime ne te gjithe Shqiperine per nje arsye te thjeshte, se asnje zvarritje dhe vonese e qellimshme ose jo e ketij dialogu nuk mund te ndale nga ana tjeter pergatitjen tone per rrugen alternative te tryezes, qe eshte rruga e protestave ne rruge, te cilat ne nuk do t'i ndalim dhe do t'i zhvillojme me vullnet dhe me vendosmeri per t'i shkuar deri ne fund, jo nje kerkese, tones, por vendosjes se nje te drejte qe ne kemi, nderkohe qe preferojme qe kjo e drejte te vendoset me mirekuptim ne tryeze", theksoi kreu socialist.