E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet në Lushnjë një trup i pajetë

Një trup i pajetë, që është gjetur në rrethin e Lushnjës, ka vënë në lëvizje policinë e këtij qyteti. Viktima është identifikuar si Xhevair Muzhaqi, 34 vjeç, i cili është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Çermë. Trupi i tij është gjetur nga disa kalimtarë të rastësishëm që kanë vënë re se ndodhej diçka e pazakontë në fundin e kanalit. Po këta persona kanë njoftuar policinë, pasi kanë vënë re se ai ishte një trup njeriu. I shpejtë ka qenë edhe reagimi i policisë, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë filluar edhe hetimet në mënyrë që të bëjnë edhe zbardhjen e situatës. Policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e trupit të pajetë të gjetur. Një nga pistat kryesore të vdekjes së 34-vjeçarit, trupi i të cilit është gjetur në orët e para të mëngjesit, fillimisht ka qenë e dyshuar si një vrasje e mundshme. Duke pasur parasysh vendin ku është gjetur trupi i pajetë i Muzhaqit, linte për të dyshuar. Ai ishte gjetur në një kanal në fshatin Çermë në komunën e Tërbufit në Lushnjë. Burime nga policia bëjnë të ditur se grupi hetimor kishte ngritur hipotezën se trupi i pajetë të ishte hedhur në kanal nga vrasësit e tij. Por kjo hipotezë ka rënë shpejt, duke u ngritur hipoteza e një vdekjeje aksidentale, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të dehur. Sipas policisë, 34-vjeçari ka humbur ekuilibrin, duke u rrëzuar në një kanal me ujë dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen. Ndërkohë që hetimet e policisë po vazhdojnë për të nxjerrë edhe versionin e saktë të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se hipoteza e një vrasjeje të mundshme nuk ka rënë plotësisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›