E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania e pistoletave rrefen bashkepunetoret

Dy te rinj ne pranga policia ne kerkim te nje te treti

Aliki Buratzi gruaja me shtetesi gjermane qe aktualisht banon ne kryeqytetin grek pas kapjes me 4 pistoletat e tipit Zastava8232ne Qafe-Bote te Sarandes ka pranuar perfshirjen e saj ne trafikun e armeve. Ajo ka qene e gatshme te tregoje bashkepunetoret e saj te perfshire ne rrjetin e shitjes se armeve. Me shtyne kriminelet shqiptare ne kete rruge ishin tre djem te rinj ne moshe. Ata mi dhane lsquoZastavat per ti kaluar ne Greqi ne adresat e rrjetit te tyre - eshte mesuar te kete pohuar ajo nje dite me pare ne polici kur kishte vetem gjysme ore qe kishte nisur procesi hetimor ndaj. Duke kallezuar per djemte e rinj ajo fillimisht eshte perpjekur te fshehe faktin qe kishte njohje me ta. Ka mohuar te dije identitetet e tyre dhe faktin qe ishin bashkepunetore. Por ky qendrim i gjermano-grekes nuk ka zgjatur shume dhe keshtu jane shtuar fletet e dosjes qe mban te njejtin mbishkrim me ate te operacionit te koduar Zastava organizuar mesditen e 5 dhjetorit per kapjen e saj duke tentuar te kaloje pikekalimin kufitar te Qafe-Botes. Duke kuptuar se gjithe sherbimi qe ajo kishte marre persiper te bente ne kuader te nje rrjeti trafikantesh te armeve kishte qene i vezhguar e i survejuar ajo ka treguar emrat e bashkepunetoreve duke u perpjekur te lehtesoje rrethanat e saj. Shtetesja gjermane ka treguar se shqiptaret nga te cilet ishte e porositur te transportonte drejt Greqise 4 pistoletat e porositura jane Sokol Lepuri Elidon Kerpi si dhe nje tjeter me inicialet S.Ll.

Sherbimi policor i Qafe-Botes kesaj pike te kalimit kufitar qe ka bere arrestimin e 43-vjecares te lindur ne Gjermani dhe banuese ne Greqi ka te dokumentuar momentin kur Aliki Buratzi ka refuzuar kontrollin fizik duke e paraqitur ate si nje shkelje te normave nderkombetare pervec atyre morale qe mbrojne femren. Efektivat e ngarkuar per te ushtruar kontrollin fizik te saj jane keshilluar me eproret dhe pas kembenguljes se tyre per te mos e toleruar e kane kryer ate. Pas tij jane gjetur ne trupin e gjermanes 4 pistoletat Zastava te fshehura ne pjese te ndryshme te trupit. Pas kesaj eshte marre vesh se kundershtimi i saj mbi kontrollin nuk ka qene ne emer te se drejtes nderkombetare por per te fshehur deri ne momentet e fundit faktin qe ajo ishte e perfshire ne nje rrjet te trafikut te armeve. Nderkohe qe ajo eshte transportuar nga Qafe-Bota per ne komisariatin e policise ne Sarande operacioni Zastava eshte thelluar dhe ka mundur te vendose ne pranga edhe dy prej bashkepunetoreve te deklaruar prej saj Sokol Lepuri 22 vjec nga Burreli dhe Elidon Kerpi 25 vjec lindur ne Tepelene e banor i Sarandes nderkohe qe kane vijuar kerkimet per personin e trete me inicialet S.Ll.

Rasti i gjermano-grekes qe eshte bere pjese e trafikut te armeve eshte disi i rralle per komisariatin e policise se rajonit jugor. Ai tregon se jo vetem shqiptaret ndodh te perfshihen ne rrjete te tille dhe te denohen per armembajtje pa leje ne vende te ndryshme te Europes por ata jane te zote te rekrutojne ne vepra te tilla te denueshme edhe qytetare nga vende te BE-se duke i vene ne sherbim te tyre per ushtrim te trafiqeve te tilla e duke menduar se me kete zgjedhje garantojne apo lehtesojne trafikimin. Hetimet e metejshme do te tregojne nese tentativa e dy diteve me pare per te trafikuar arme ka qene e para here per 43-vjecaren gjermano-greke apo ajo ka bashkepunuar edhe me pare me anetaret e ketij rrjeti. Detaje te tjera mbi aktivitetin e saj pritet te grumbullohen pas kalimit te dosjes se saj ne kompetencen e Prokurorise se Krimeve te Renda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›