E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në tunel një çantë me kanabis

03/02/2009  E paketuar në doza

ELBASAN- Zbulohet drogë në një tunel në Elbasan, policia dyshon se është fshehur. Një çantë sporti, ku brenda ndodhej një sasi kanabis, është gjetur nga disa adoleshentë që kanë njoftuar më pas policinë. Mësohet se pasi është hapur çanta, brenda saj janë nxjerrë disa qese, të cilat përmbanin bimë të thata të dyshuara si canabis sativa. Brenda në çantë ishin mbështjellë në një qese plastmasi ngjyrë rozë 58 pako celefoni transparente ku ndodhej edhe sasia e drogës me një peshë 131 gram, ndërkohë një qese të bardhë ndodhej sasia e bimëve të thata ngjyrë jeshile me peshë 88.2 gramë po kanabis sativa. Mësohet se sasia e drogës i kalon një kilogram e shpërndarë në doza. Sipas dyshimeve të para, sasia e drogës është vendosur në tunel nga persona ende të paidentifikuar që kanë pasur si qëllim ta shpërndajnë atë. Gjithsesi ende nga ana e seksionit kundër drogës nuk bëhet i ditur një pistë hetimi kryesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›