Berisha -Leskaj debat në distancë për kartat
03/02/2009 Pajisja me kartat e identitetit
PS: Procesi në kaos
Berisha: Prioritet absolut
Partia Socialiste dhe qevria “Berisha” nuk ndajnë të njëjtin mendim mbi mbarëvajtjen e procesit për pajisjen e shqiptarëve me kartat e identitetit. Qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje ato shprehën edhe dje, pikërisht në ditën kur nisën të prodhohen kartat e para biometrike. Sipas kryetares së grupit kuvendor të Partisë Socialiste Valentina Leskaj, çështja e kartave të identitetit është një proces kaotik. “Çështja e kartave të identitetit mbetet proces kaotik, ku sot asnjë qytetar, asnjë banor i Republikës së Shqipërisë nuk ka marrë asnjë kartë identiteti. Sot, me gjithë deklaratat e bëra, nuk kemi një plan të qartë për sa i përket shpërndarjes së kartave të identitetit, dhe kjo rrezikon procesin”, - u shpreh Leskaj lidhur me këtë çështje. Për këtë arsye, ajo vlerësoi se “qeveria duhet të reflektojë në mënyrë të menjëhershme për sa i takon listave zgjedhore dhe kartave të identitetit”. Sipas saj, afati i listave zgjedhore ka përfunduar më datën 30, ndërkohë Ministria e Brendshme, të cilën e ngarkon ligji, ende nuk ka çuar udhëzimin për qeverisjen vendore.
Por mazhoranca qeverisëse shprehet mjaft entuziaste lidhur me çështjen e kartave të identitet. I pranishëm në inaugurimin e fillimit të prodhimit të kartave, kreu i ekzekutivit Sali Berisha e cilësoi këtë ditë si të veçantë dhe mjaft të rëndësishme për vendin. “Është një ditë vërtet shumë e veçantë, sepse është një ditë që shqiptarët e presin prej 10 vjetësh. Një ditë e shumëpritur. Është një ditë shumë e rëndësishme dhe e veçantë, pasi për qeverinë time ky projekt ka përbërë prioritetin absolut”, - vlerësoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, vlerat dhe rrjedhojat e vendosjes së këtij sistemi identifikimi janë shtyllat e suksesit të procesit të modernizimit të këtij vendi.