Gjendet nje foshnje e vdekur prane nje shkolle
TIRANE - Nje foshnje eshte gjetur e vdekur sot ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te rruges Irfan Tomnini dhe kane qene kalimtare te rastesishem qe kane njoftuar policine per kete ngjarje. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme. Sipas te dhenave te deritanishme foshnja ishte e braktisur ne nje zone afer rruges se mesiperme dhe nuk dihet identiteti i saj apo i personave qe e kane lene. Te shkuar ne vendin e ngjarjes policia ka nisur marrjen e deshmive te personave qe e kane gjetur ate dhe me pas bene njoftimin. Gjithashtu jane pyetur dhe banoret e kesaj zone per te bere te mundur identifikimin e foshnjes se braktisur qe kishte vdekur. Ky eshte rasti i peste ne javet e fundit dhe deri me tani policia nuk ka mundur te zbardhe asnje nga ngjarjet e ndodhura.
7 Shtator 2010