Gjendet një kufomë mashkull në Durrës

Një kufomë e seksit mashkull është gjetur në bregun e detit në Durrës.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se kufomë mendohet të jetë rreth 50 vjeç, ndërsa mbante veshur vetëm rrobat e plazhit, shkruan noa.
Trupi i pajetë i cili u pikas nga pushues të rastit pranë vendit të quajtur Vollga, u dërgua drejt morgut të qytetit ndërsa vijon puna për identifikimin e tij.
Mendohet se viktima ka qenë duke u larë në det, moment kur mendohet se është mbytur./Indeksonline/