Gjendet nje kufome ne detin e Durresit

Një kufomë është gjendur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në brigjet e detit Adriatik, në Durrës, rreth 300 metra larg bregut, në zonën e Bisht Pallës.
Sipas informacioneve të fundit, trupi i pajetë është gjetur nga disa peshkatarë, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Kjo e fundit është nisur menjëherë për të marrë në dorëzim trupin, me qëllim identifikimin e tij dhe njoftimin e familjarëve.
Tiranë, gjendet trupi i 12-vjecares së mbytur
Ndërkohë, në Tiranë është gjetur trupi i vajzës 12-vjecare, e cila u mbyt pasi ra në lumë të martën në mbrëmje.
Burime policore zyrtare njoftojnë se trupi i 12-vjecares u gjet pranë urës së Institutit të Kamzës nga një kalimtar i rastit.
Objekti që shërben si urë lidhëse në periferi të kryeqytetit, ku banon komuniteti rom, prej vitesh ndodhet në degradim dhe nuk ka pasur asnjë nismë për ristrukturimin e saj.
Ura e improvizuar nuk ka asnjë rrjetë mbrojtëse dhe është një rrezik potencial që ngjarja e rëndë e së martës të përsëritet.