Metodat e restaurimit te objekteve te trashegimise kulturore

Objektet e trashëgimisë kulturore me anë të aplikimit të metodave analitike të Fizikës Bërthamore mund të analizohen pa i shkaktuar asnjë dëmtim objektit. Drejtori i këtij institucioni Nikolla Civici na bën me dije se aplikimi i metodave të reja dhe moderne që përdoren në gjithë Europën, shkurton punën dhe ndihmon restauruesit, për marien e të dhënave të objektit që do i nënshtrohet konservimit. Civici e vë theksin në bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve kulturore.
Në prezantimin e përfundimit të projektit të analizave me metoda analitike i cili ka nisur që prej tri vitesh dhe që kap shifrën 340 mijë eurove të pranishëm ishin e dhe ekspertët e huaj të cilët vunë në dukje avantazhet që kanë këto metoda të reja.
“Avantazhi që ofrojnë disa metoda të fizikës bërthamore është tek natyra e tyre jodestruktive. Pra objekti mund të analizohet pa e prekur fare, pa marrë mostra. Për këtë arsye kanë gjetur përdorim të gjerë vitet e fundit”, vlerësoi specialisti i muzeut të Berlinit, Stefan Rohrs.
Specialisti i muzeut të Greqisë, Andreas Karydas u shpreh se “një nga metodat me kryesore është metoda e fluoreshencës së rrezatimit X. Mund ta krahasojmë me një tip radiografie ideja është që rrezatohet objekti me një tufë rrezatimi X i cili na jep të dhëna shumë të rëndësishme mbi llojet e elementeve që përbëhet objekti, gjithashtu me anë të saj lexohen të dhëna të domosdoshme se me çfarë materiali është punuar, sa orë në ditë ka punuar artisti”.
Sipas tij, kjo metode moderne aplikohet në të gjitha objektet qoftë në ikona dhe në piktura murale
Bashkëpunimi i Institutit të Fizikës Bërthamore me Laboratorin e Restaurimit dhe me institucione të trashëgimisë kulturore, për aplikimin e kësaj metode ka nisur 20 vjet më parë për një pikturë që mendohej se ishte e Rembrandit. Të pranishëm në tryezë ishin edhe restaurues vendas dhe të huaj.