E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nje kufome ne kabinen elektrike

Lushnje- Kufoma e nje te riu u gjet i shkrumbuar ne kabinen elektrike te fshatit Stan-Karbunare te Lushnjes. Banore te zones konstatuan trupin e 23-vjecarit dhe lajmeruan menjehere policine vendore, e cila brenda disa oresh beri dhe identifikimin e te ndjerit. Burime zyrtare policore sqaruan se viktima eshte Fatos Bajrami, banues ne fshatin ku ndodhi ngjarja dhe rrethanat e ngjarjes kane qene aksidentale. I riu ka shkuar ne kabine per motive qe ende mbeten te paqarta dhe pasi ka hapur deren e saj, ka mbetur i vdekur. Dyshohet qe trupi te kishte me shume se nje dite ne kabinen elektrike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shkak ka qene renia ne korrent. Policia sqaroi se Bajrami ka qene me precedente te meparshem penale, vjedhje dhe konkretisht plackitjen e kabinave elektrike, ku merrte tel bakri per ta shitur. Gjithsesi grupi hetimor ende nuk e ka zbardhur shkakun e vdekjes te te riut dhe arsyet pse ai ka shkuar ne kabinen elektrike te fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›