Nuk i jepte parate per mushken, e plagos me thike
Gjirokaster- Nuk i jepte parate e mushkes qe i kishte shitur nje vit me pare, e plagos me thike pas grindjes. Policia e Gjirokastres ndaloi rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem te dyshuarin Naim Canaj, 26-vjec, i cili akuzohet per "plagosje me dashje". Mbremjen e se premtes, i dyshuari akuzohet se ka sulmuar me thike E. K., 29-vjec, i cili ndodhet ne spital duke marre mjekimin, por jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur ne qendren e lagjes "18 Shtatori", kurse 29-vjecari nga fshati Dunavat ka marre nje plage ne kurriz. I plagosuri nuk i ka rrefyer policise per shkaqet e grindjes, duke pretenduar se nuk e njihte agresorin. Por grupi hetimor ka arritur te identifikoje te dyshuarin dhe ta shpalle ne kerkim. Uniformat blu kane ushtruar kontrolle te shumta ne banesa, tek familja dhe te afermit e Naim Canaj ne Gjirokaster, por pa mundur qe ta vinin ne pranga. Nje informacion i marre oret e fundit ne rruge operative rezultoi qe autori i ngjarjes ishte larguar ne drejtim te Permetit dhe fshihej ne nje banese ne qytetin e Kelcyres, tek nje i aferm i tij. Mengjesin e djeshem eshte bere rrethimi dhe kapja e 26-vjecarit, ndersa pas marrjes ne pyetje u zbardh edhe motivi i krimit. I ndaluari ka pretenduar se 29-vjecari i detyrohej nje shume lekesh per mushken qe i kishte shitur nje vit me pare.